Aktualitet

ISHP dhe MSH marrin pushime në kulmin e pandemisë, harrojnë bilancin e viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19

Kanë kaluar më shumë se gjashtë orë nga koha kur Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP-ja publikojnë bilancin ditor me viktimat e shkaktuara nga Covid-19 dhe rastet e reja pozitive me koronavirus, dhe sërish nga ana e insticioneve përkatësie ka vetëm ;heshtje’.

Në ditën e parë të këtij vitit 2021, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të lërë në ‘terr informativ’ qytetarët përsa u përket shifrave të Covid-19 për 24 orët e fundit, duke mos ditur kështu, se çfarë drejtimi po merrt situata.

Pa dhënë asnjë lloj shpjegimi, në mënyrë skandaloze, ISHP-ja dhe MSH-ja u vetëdeklaruan pushim, në një kohë kur jemi në kulmin e pandemisë dhe po diskutohet për vaksinën anti-Covid. Cfare ë ka shkaktuar këtë heshtje? Festat e fundivitit?

Këtë nuk dimë ta themi, por vendet e rajonit dhe të botën, që festuan gjithashtu ndërrimin e viteve, nuk e ndalën raportimin e bilancit të koronavirusit. Si çdo ditë, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia dhe vende të tjera, publikuan shifrat me një trend në ulje, duke nisur mbarë vitin 2021…ndryshe nga Shqipëria.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button