Aktualitet

Ishte e rrezikshme për të shpërthyer! Banori gjen një predhë luftarake në lumin Mat

KLOS– Një predhë luftarake është pikasur në bregun e lumit Mat në afërsi të Klosit. Një banorë i zonës ka qenë duke mbledhur dru zjarri në lum, kur është përballur me predhën.

Ai ka njoftuar menjëherë organet e policisë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Këta të fundit kanë njoftuar forcat xhenjere pranë Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me diegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer.

Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës, duke eleminuar rrezikshmërinë e saj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button