Bota

‘Ishte goditur brutalisht në kokë’, gjendet i vdekur politikani i vendit fqinj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e vendit fqinj, Italisë, pasi një krim ende misterioz, goditi drejtpërdrejt politikën lokale.

Krimi monstruoz ka ndodhur ditën e sotme në Bergamo, zona e njohur për viktimat e shumta që shkaktoi pandemia në valën e saj fillestare.

Sipas informacioneve, Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe jo larg restorantit që kishte në pronësi, që quhet “Il Carroccio”, emër që kujton atë me të cilin njihet nga opinioni publik italian “Lega” e drejtuar nga Matteo Salvini.

Colleoni ishte figurë aktive e politikës në atë zonë, ku tradicionalisht dominon pikërisht partia e djathtë që përfaqësonte.

Ndër vite, Colleoni kishte mbajtur rolin e sekretarit provincial të Legës, si dhe poste të rëndësishme në administratën lokale.

Sipas forcave të policisë, vrasësit e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, saqë viktima ka ndërruar jetë menjëherë.

Nuk dihet ende identiteti i autorit, dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëj me politikën, apo bëhet fjalë për një tentativë vjedhje.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button