Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkomëbtar, arrestohet 59-vjeçari turk në Kukës

Vihet në pranga një tjetër shtetas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Korrupsioni .

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M.Ç, 59 vjeç, me kombësi turke, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Korrupsioni”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button