Bota

Italia regjistron 20,331 raste të reja me Covid-19, në 24 orë humbën jetën 548 persona

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar 20,331 raste të reja me koronavirus, nga 178,596 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu se brenda 24 orëve, humbën jetën si pasojë e virusit 548 persona.

Kështu, në total, numri rasteve fatale nga Covid-19 në vend shkon në 76,877 kurse, ai i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 2,201,945.

Numri i pacientëve në njësinë e kujdesit intensiv u rrit me dy, (2,571), ndërsa 221 më pak pacientë ishin të shtruar në pavijone të tjera Covid (23,174).

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button