Aktualitet

ITINERARI/ Dy adoleshentet qëndruan dy ditë në Sarandë, më pas u nisën drejt Përmetit

Në këtë zonë, të dyja kanë prenotuar një dhomë dyshe në një hotel dhe janë instaluar aty të shoqëruara nga një 45-vjeçar që nuk është identifikuar ende. Të miturat e njihnin zonën pasi kishin udhëtuar edhe më herët me familjarët e tyre.

TIRANË–  Zbardhet itinerari i dy të miturave që u larguan nga shtëpia që nga 1 janari dhe u gjetën sot.

Mësohet se dy 16-vjeçaret fillimisht kanë udhëtuar drejt Sarandës me autobus ku kanë qëndruar për dy ditë, e më pas janë nisur drejt Përmetit.

Në këtë zonë, të dyja kanë prenotuar një dhomë dyshe në një hotel dhe janë instaluar aty të shoqëruara nga një 45-vjeçar që nuk është identifikuar ende. Të miturat e njihnin zonën pasi kishin udhëtuar edhe më herët me familjarët e tyre.

Sot vajzat pasa pesë ditësh të zhdukura u kthyen pranë familjeve të tyre. Të miturat deklaruan se ishin larguar me dëshirë nga shtëpia, dhe pretendojnë se familjet e tyre nuk i trajtonin mirë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button