Bota

Izrael, vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

Vazhdojnë protestat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në Izrael, pavarësisht karantinës së shpallur për shkak të koronavirusit.
Protestuesit me maska dhe bluza ​​me mbishkrimin “Kryeministri i Krimit”, brohorasin njëzëri “Netanyahu ik”.  Ndaj kryeministrit Benyamin Netanyahu, janë ngritur akuza për koorupsion dhe “dështimit në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit”.
Protestat kundër Netanyahut vazhdojnë që prej 28 javësh në Izrael, vend i cili është prekur nga vala e tretë në pandemisë COVID-19 dhe ku papunësia po rritet gradualisht.
Qeveria e Netanyahut ka vendosur masën e karantinës për të paktën dy javë në gjithë vendin që nga 27 dhjetori, për shkak të rritjes së rasteve ditore.
Që prej fillimit të pandemisë, Izraeli ka raportuar 435,866 raste me koronavirus dhe 3,404 viktima.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button