Aktualitet

“Jam i martuar”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të dy motrave në Astir: Kisha lidhje intime me të dyja

Ademi, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me vendbanim prej vitesh në Tiranë, ka sqaruar se është i martuar me një grua tjetër, ndërsa të dy motrat, sipas tij, kanë qenë të dashurat e tij.

TIRANË- Zbardhet dëshmia e Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Burime  bëjnë me dije se Ademi ka rrëfyer në Polici të gjithë njohjen e tij me të dy motrat. Ademi, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me vendbanim prej vitesh në Tiranë, ka sqaruar se është i martuar me një grua tjetër, ndërsa të dy motrat, sipas tij, kanë qenë të dashurat e tij. Sipas tij, shkak për vrasjen është bërë tradhtia e Zhanetës.

“Jam i martuar, por prej kohësh frekuentohem me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën. Ato të dyja ishin të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim rrallë ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur. Ajo nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër. Shkova ta takoj t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qëllova. Jam penduar për krimin”, ka deklaruar autori.

Vrasja ndodhi paraditen e djeshme në rrugën Bajram Tusha në Astir. 59-vjeçari Përparim Ademi i qëlloi për vdekje me kallashnikov të dy motrat, Kristinën dhe Zhanetën, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Policia i gjeti të dy motrat në banesë pa shenja jete, ndërsa në vendngjarje u gjetën 26 gëzhoja kallashnikovi. Pas vrasjes, Ademi u largua me këmbë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua 2 orë pas krimit. Ai pretendoi se do të vetëdorëzohej vetë në Polici, dhe shprehu pendesë për vrasjen e dyfishtë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button