Sport

Juventusi i pafat në supersfidën ndaj Milanit, i infektohen me Covid dy lojtarët kryesorë

Ditën e mërkurë në Serie A do të zhvillohet super ndeshja mes Milanit dhe Juventusit.

Sfida që do të zhvillohet në “San Siro” do të ketë mungesa të rëndësishme nga të dy kampet.

Pas Alex Sandro, edhe Juan Cuadrado ka rezultuar me Covid-19 te Juventusi dhe do të mungojë në sfidën e nesërme ndaj Milanit në “San Siro”.

Problem për Juventusin dhe Pirlon sidomos në krahë, ku tashmë ka mbetur vetëm Danilo dhe do të duhet të luajë Frabotta në njërën anë.

Kujtojmë se “Zonja e Vjetër” nuk do të ketë në dispozicion as Alex Sandron dhe as Alvaro Moratan. Braziliani, i cili luajti në fitoren ndaj Udineses, ka rezultuar gjithashtu pozitiv me COVID-19. Spanjolli ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitjet e të së shtunës dhe nuk luajti të dielën.

Ndërsa në krahun tjetër, Milani do të vuajë mungesat e Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennaceri, Matteo Gabbia e Alexis Saelemaekersi të cilët janë stërvitur veçuar nga skuadra.

Sandro Tonali është i pezulluar pas kartonit të kuq ndaj Beneventos, ndërsa Juves i janë kthyer nga pezullimi Juan Cuadrado dhe Adrien Rabioti.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button