Politike

Ka besimin e Bashës për ‘super-rezultat’! Edi Paloka në krye të fushatës së PD në Durrës

Edi Paloka është emri i katërt i caktuar si drejtues në Durrës, ndërsa më parë Basha ka ‘shpërndarë’ të besuarit e tij në Vlorë, Shkodër dhe Fier.

DURRËS– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është zgjedhur si drejtuesi i fushatës së opozitarëve në qytetin e Durrësit. Paloka është emri i katërt i caktuar si drejtues në Durrës, ndërsa më parë Basha ka ‘shpërndarë’ të besuarit e tij në Vlorë, Shkodër dhe Fier.

Në qytetin e Shkodrës është caktuar, Helidon Bushati, në Fier u emërua ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, ndërsa në qytetin e Vlorës Bujar Leskaj, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe ish-kryetar i Kontrollit të Lartë Shtetëror.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka caktuar në Durrës, Adrian Çelën për të grumbulluar sa më shumë vota. Pritet që PD të bëjë publikë në javët në vijim edhe emrat e drejtuesve të tjerë politike të qarqeve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button