Aktualitet

Kabrioleja u bë ‘petë’ nga minibusi/ Kush është Klevis Deda, vdiq nga aksidenti dje në Elbasan

Klevisi, vetëm 26 vjeç, ishte pasagjer në makinë pasi e kishte lënë që ta drejtonte bashkëshortja e tij, Rexhina Deda. Si pasojë e përplasjes me minibusin, të dy mbetën të lënduar rëndë. Rexhina është në gjendje kome, ndërsa bashkëshorti i saj ndërroi jetë në spital pak orë pas aksidentit.

ELBASAN– Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Elbasan-Bradashesh. 26-vjeçari Klevis Deda ndërroi jetë bashkë pasi mjeti që drejton bashkëshortja e tij u përplas me një minibus me pasagjerë, 5 prej të cilëve mbetën të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Klevisi, vetëm 26 vjeç, ishte pasagjer në makinë pasi e kishte lënë që ta drejtonte bashkëshortja e tij, Rexhina Deda.

Si pasojë e përplasjes me minibusin, të dy mbetën të lënduar rëndë. Rexhina është në gjendje kome, ndërsa bashkëshorti i saj ndërroi jetë në spital pak orë pas aksidentit. Çifti Deda janë prindër të një vajze të vogël, e cila së shpejti bën 3 vjeçe.

Minibusi me 5 pasagjerë  ishte nisur nga Korça me destinacion Tiranën, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button