Aktualitet

Kakavijë/Fluks i ulët emigrantësh

Situata në pikën kufitare të Kakvijes është tepër e qetë në ditët e para të vitit 2021 .Përgjatë 48 orëve të fundit hyrje-daljet kanë qënë 1152 nga të cilët 520 persona kanë dalë për në shtetin fqinjë.

Ditën e djeshme ka pasur kthime të emigrantëve për shkak të skadencës së leje qëndrimit , edhe pse në parlament është miratuar ligji se personave që ju kish skaduar leja e qëndrimit do të hynin në shtetin fqinj në greqi , pala greke në pikën kufitare të Kakavijes nuk e njeh këtë miratim pasi nuk ka ardhur zyrtarisht në këtë pikë doganore, gjithashtu janë kthyer pas edhe persona të cilët kanë rezultuar pozitiv me covid 19 pas kryerjes së testit të shpejtë edhe pse me vete dispononin dokumentacionin e analizave te covid duke rezultuar negativ.

Krahasuar me të njëjtën periudh të një viti më parë shifrat e hyrje daljve janë tepër të ulta kjo për shkak të Covid 19.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button