Uncategorized

Kandidon për presidencën e Barcelonës, Laporta “pickon” keq rivalët e Real Madrid: Të gjithë e dinë që VAR i përket…

Nëse sot një marsian do të zbriste në tokë dhe të shihte Var-in, ai menjëherë do të thoshte s i përket Real Madridit ”. Joan Laporta, kanditati për presidencën e Barcelonës, një klub të cilin ai e drejtoi tashmë nga 2003 në 2010, ka ngacmuar rivalët e përjetshëm.
Laporta thekson gjithashtu se Barcelona ka humbur “ndikimin politik” në vitet e fundit. “Barcelona duhet të fitojë besueshmërinë, në Federatë La Liga, UEFA, FIFA dhe të gjitha organet e larta klubi blaugranas ka humbur fuqi.”
Laporta shihet nga të gjithë si kandidati kryesor për të fituar zgjedhjet dhe njeriu që mund të kthejë lavdinë në klub e sidomos të mposhtë Realin që vitet e fundit ka bërë më mirë.
“Kemi humbur mundësi të mëdha duke pasur në gjirin tonë lojtarin më të mirë të botës. Duhej të kishim fituar më shumë Liga Kampionesh, shpresojmë të kthejmë këtë histori suksesesh të Barcelonës në Ligën e Kampioneve. Gjatë mandatit tim të parë, Reali nuk fitoi asnjë” tha Laporta në një intervistë për “Marca”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button