Aktualitet

Kanë në duar jetën e të plagosurve në Ferizaj, mjekët japin detaje: Një 20-vjeçare ka djegie të mëdha në kokë, më i riu është 18 vjeç…pesë janë futur në operacion

KOSOVË– Mjekët dhe drejtorët e spitaleve Ferizaj e QKUK kanë dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve, që morën plagë të mëdha në fytyrë e trup pas shpërthimit në Ferizaj. Në deklaratat dhe prononcimet e herëpashershme për mediat, mjekët janë shprehur se personi më i vogël në moshë që ka mbetur i plagosur është 18 vjeç.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani në një konferencë të mbajtur bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se një 20-vjeçare është në gjendje të rëndë pasi ka djegie në kokë, qafë e shumë pjesë të tjera të trupit.

“15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës kanë ardhur në klinikë.  3 pacientë janë në kujdesin intensiv. Ndërsa, një 20 vjeqarje e cila ka diegie të kokës, qafës dhe pjesëve tjera, do të dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. 10 pacientë po qëndrojnë ende në klinikë, pasi janë duke u trajtuar,”- shtoi Lenjani.

Mjeku Agron Çitaku në një konferencë për media thanë se gjendja e 14 prej tyre është mesatarisht e rëndë, ku lëndimet zakonisht janë në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë.

“14 pacientë deri tani..gjendja mund të themi se është stabile e mesatarisht e rëndë. Më i riu ishte i vitit 2002, ndërsa mosha 49 vjeçare është më e larta. Nuk ka rrezik për jetë por është gjendja mesatarisht e rëndë. Kryesisht lëndime kanë marrë në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë”, thotë mjeku kujdestar, Agron Çitaku.

Ndërsa, drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri, ka thënë për Express se 24 pacientë kanë kërkuar trajtim në këtë spital si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur. Ai shtoi se 4 prej pacientëve të cilët janë dërguar në QKUK në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve që kanë pësuar.

“24 pacientë kanë ardhur në spital për shkak të shpërthimit të një bombole. 8 prej tyre janë dërguar në QKUK me djegie të shkallës së rëndë, 4 prej tyre në bazë të ekzaminimit janë shumë të rrezikuar për jete, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në spital. Ne jemi mobilizuar menjëherë për trajtimin e këtyre pacientëve,”- ka thënë ai.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme  dhe la pas 42 të plagosur e 11 në gjendje të rëndë për jetën. Pesë prej pacientëve janë futur në sallën e operaionit. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të bombolës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button