Aktualitet

Kapje spektakolare e tre shqiptarëve në Belgjikë,në kërkim bashkëpuntori i katërt

3 shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia Belge,në kërkim bashkëpuntori i 4.Shqiptarët janë kapu në mënyrë spektakolare ku policia ka përdorur helikopter, qen nuhatës për bandën e grabitësve.

Banda e shqiptarëve iu ra në sy pronarëve të një banese e cila kishte rënë pre e vjedhjes. Policia bën të ditur se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur vodhën një banesë mbrëmjen e së dielës.

BELGJIKE– Tre shqiptarë të cilët bënin kërdinë në Belgjikë me vjedhjet janë arrestuar në mënyrë spektakolare nga policia ndërkohë që bashkëpuntori i tyre i katërt është ende në kërkim nga forcat speciale.

Policia e ndihmuar dhe nga një helikopter dhe qen nuhatës mundi të arrestojë tre shqiptarët. Policia e gjurmoi bandën rreth orës 7 pasdite kur ata u përpoqën të hynin në Bilzersteenëeg me veturën e tyre.

“Ne u kthyem për të ndjekur automjetin që po ikte. Makina lëvizi drejt Grote-Spouëen. Në Rosmeer, shoferi humbi kontrollin e timonit. Makina u ndal në portën e një shtëpie ndërsa katër personat që ishin në të ikën në këmbë. “- shprehet policia.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button