Aktualitet

Kishte marrë me qera një lokal dhe shfrytëzonte vajzat për prostitucion, si arriti “Tony Montana i Lezhës” t’i shpëtonte drejtësisë

Pavarësisht se Gjykata e kishte dënuar në vitin 2017, Filip Shtjefni që njihet si “Tony Montana i Lezhës”, në rrethana të paqarta qarkullonte i lirë, ndërsa një ditë më parë është vënë në pranga. Akuzat janë të njëjta dhe për të njëjtën ngjarje, për shfrytëzim prostitucioni.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se Shtjefni përgjatë një kohe të caktuar është marrë me mashtrimin dhe detyrimin e vajzave të prostitucion. 53-vjeçari kishte marrë me qira në Lezhë një lokal të cilin e përdorte pikërisht për këtë qëllim.
Vlen të theksohet ngjarja e bujshme në 2017 ku pas denoncimit të një vajze nga Korça, Shtjefni u dënua me dy vite burg, por edhe pas një mase të tillë rezoltoi që diçka e paqartë ka ndodhur me vuajtjen e dënimit nga ana e tij. Vajza akuzonte se 53-vjeçari e kishte rrëmbyer ndërsa gjatë hetimeve Eglantina Metolli pohoi se ishin njohur në rrjetet sociale, e kishte bindur të shkonte në Lezhë e më pas detyruar të kryente marrëdhënie intime me klientët e tij.
Metolli, në atë kohë 24 vjeçe, ishte njohur në vitin 2016 me të arrestuarin ndërsa ndodhej në atë kohë në Turqi, por Shtjefni e ka bindur që të vinte nga ky shtet në Lezhë për të punuar prostitutë. Pavarësisht se Metolli pohoi para hetuesve se kur e kuptoi mashtrimin nuk pranoi të prosituohej, ajo e kreu këtë veprimtari siç pohon ajo, e diktuar nga dhuna dhe shantazhet.
Por e reja arriti ti shpëtonte dhunës së Shtjefnit dhe të dashurës së tij, Lula Marku, duke u arratisur nga lokali duke shkuar tek një kushërirë në Tiranë. Pikërisht këtu bëhet publik rasti i saj pasi u hodh nga kati i dytë ku banonte kushërira dukententuar vetëvrasjen.
Pas kësaj ngjarje, teksa Metolli rrëfeu shkakun e një veprimi të tillë ekstrem, policia u vendos në ndjekje të Shtjefnit dhe të dashurës së tij, të cilët edhe i arrestoi.
I prangosuri nuk e pranoi akuzën, madje deklaroi se vajza kishte dashur vetë ndërsa për dhunimin e 24-vjeçares, ai pohoi se Metollin e ka qëlluar vetëm njëherë me shpullë sepse nuk i kishte shërbyer mirë një klienti dhe nuk mund të dënohej për një shpullë. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button