Politike

Klajda Gjosha: Është koha e të rinjve, zgjedhjet e 25 prillit shpresa e vetme për ti mbajtur shqiptarët këtu në vendin e tyre

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, e pyetur lidhur me ndryshimin e klasës politike në Shqipëri, Gjosha tha se ka ardhur koha që listat e partive të mbushen me emra të rinj.

Sipas saj, kjo praktikë është duke u ndjekur nga LSI-ja dhe gjithnjë e më shumë në këtë parti sipas saj, do të shohim fytyra të reja politike.

“Ky është momenti kryesor. Unë shpresoj shumë që në listat e Partive Politike të kemi emra të rinj. Duke parë një të ri ti ke shpresë, që ai do t’i qaset ndryshe. Për LSI-në të jeni të bindur që do të jetë me pafund emrash të rinjsh, të cilët janë figura të respektuara në zonat e tyre. LSI-ja do të jetë kampionia e brezave dhe figurave të reja që do të vijnë në politikë”, u shpreh Gjosha.

Klajda Gjosha, tha se shpresa e fundit e shqiptarëve për të mos e braktisur këtë vend është tek zgjedhjet e 25 prillit. Ajo thotë se në takime që ka pasur me qytetarë të ndryshëm ka marrë shqetësimin se nëse në Shqipëri nuk ndryshon situata pas 25 prillit do të largohen nga vendi.

“Papunësia është pjesa më e madhe, sidomos në rrethe por edhe në periferi të Tiranës. Pasiguria për jetën, të ardhmen. Ti mund të kesh një punë të mirë, mund të paguash mirë, por mund të heqin prej pune. Nuk ke siguri që fëmija yt do të rritet mirë. Këto janë pikëpyetjet që i lindin shtresës së mesme dhe rinisë sot. Në çdo takim që ne kemi me të gjithë shqiptarët, ata thonë a do të ketë ndryshim me datë 25, ne kemi një shpresë, nëse jo ne do të largohemi nga vendi. Kjo është shqetësuese, largohet fasha kryesore aktive e Shqipërisë, por më e rënda, largohet ‘truri’. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga politika, sidomos e këtyre 30 viteve të fundit që nuk ka sjellë një frymë të re në qeverisëse e ti bëjë qytetarët të jenë bashkë me ta. Ata habiten kur ne i takojmë ata, sepse mendojnë se një politikan është i paprekshëm”, tha Gjosha.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button