Sport

“Kolegët bën çmos të mos dilja kampion”, Emmanuel Egbo shpërthen ndaj kritikëve: Donin të më zinin vendin

Në një intervistë të dhënë, Egbo ka treguar pjesë të kësaj aventure, por nuk ka munguar edhe kritika ndaj atyre që e penguan në këtë rrugëtim

TIRANË-Emmanuel Egbo, ish-trajneri i Tiranës rikthehet të flasë edhe një herë për eksperiencën e parë në stolin bardheblu. Nigeriani erdhi nga trajneri i harruar i portierit në ballë të skuadrës, duke thyer paragjykimet. Rezultatet erdhën breshëri, me një seri fitoresh të papara, që e katapultuan skuadrën kryeqytetase në vendin e parë me diferencë nga ndjekësit. 20 ndeshje, dy barazime e një humbje i vendosën fatet me titullin kampion.

Në një intervistë të dhënë, Egbo ka treguar pjesë të kësaj aventure, por nuk ka munguar edhe kritika ndaj atyre që e penguan në këtë rrugëtim.

“Ndryshimet te Tirana? Nuk jam unë që duhet të shpjegojë e të japë përgjigje, duhet ta japin pronarët e admnistratorët e klubit, thuhet në futboll që ekipi fitues nuk ndërrohet. Ata duhet të japin përgjigje për ndryshimet. Ndoshta ata që kanë lëvizur nuk kanë dashur të ishin pjesë e klubit dhe ndoshta nuk ishin të kënaqur me çfarë po ndodhte dhe kanë vendosur të largohen. nga ata që kanë bërë çmos që të mos dalë Tirana kampion e Egbo si trajner i Tiranës, nuk mund ta them se kush janë.

Mendoj se është shumë e dukshme, e shihni nga komentet, nga analizat që janë bërë e gjërat që janë thënë. Jo Egbo nuk është trajneri, a ka licencë, është trajner portierësh, etj. Unë arrita t’ua tregoja atyre dhe ndaj them që nuk jam njeri që kam bërë polemika, kur janë bërë sulme unë kam qenë i qetë.” tha ndër të tjera Egbo i cili tregoi gjithashtu se po bënte një libër me historinë e tij në Shqipëri.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button