Bota

Konfirmohen 858 raste të reja me koronavirus në Greqi, 32 vdekje në 24 orët e fundit

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik EODY në Greqi konfirmoi sot 858 raste të reja të infeksionit të ri me koronavirus (COVID-19), nga të cilat 11 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 154083. Ndërsa 274 pacientë trajtohen të intubuar, 1090 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu sit nga EODY u konfirmuan edhe 32 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5724 vdekje në total në vend.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button