Bota

Kongresmenia në SHBA zotohet se do mbajë armë: Nuk shkoj me makinë të blinduar në punë, mbrohem vetë

Një ditë më parë është zgjedhur kongresmenia republikane në SHBA, Lauren Boebert, e cila ka ngjallur polemika pas publikimit të një videoje ku tregon se do mbajë një pistoletë të markës ‘Glock’ me vete edhe kur të shkojë në Kongres.

Kongresmenia Boebert, thotë se nuk do heqë dorë nga Amendamenti 2 i Kushtetutës amerikane që e lejon të mbajtur armë me vete.

“Jo vetëm që është e drejta ime, por është edhe një e drejtë të cilën jam zgjedhur ta mbroj.” – tha Boebert në një video të postuar të dielën në mbrëmje në Twitter. Gjatë videos ajo shfaqet me armën e mbushur të cilën e fut në brez e më pas ecën në rrugët e Uashingtonit.

“Edhe pse tani punoj në një nga qytetet më liberale në Amerikë, unë refuzoj të heq dorë nga të drejtat e mia, veçanërisht nga të drejtat e amendamentit të dytë.” – tha Boebert. Ajo shtoi se si një nënë e katër fëmijëve zgjedh të mbrojë familjen e saj.

Unë nuk shkoj të punoj në një makinë të blinduar, nuk kam shoqërues policie, unë jam siguria ime dhe e drejta ime më themelore është e drejta për tu mbrojtur”, shkruan kongresmenia në Twitter.

“Unë zgjedh të mbroj familjen time me të gjithë forcën që ofron Kushtetuta.” – shton ajo.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button