Politike

Kontjana Kuçi: Banorët e prekur nga tërmeti janë pa shtëpi, bashkia shpenzon 720 mln lekë për godinat e institucioneve

Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi ka denoncuar sot shpenzimet e panevojshme të Bashkisë së Durrësit për godinat e institucioneve vendore. Në një reagim në Facebook, Kuçi thotë se janë rreth 720 milionë lekë të reja që do të investohen për objektet e Bashkisë së Durrësit, në kohën që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende pa asnjë shpresë për të pasur shtëpi.

Duke e cilësuar si një shpërdorim fondesh të pajustifikueshëm, Kuçi shton se më 25 prill do të marrë fund kjo papërgjegjshmëri e qeverisë. “Teksa banorët presin zgjidhje për banesat e dëmtuara nga tërmeti, bashkia Durrës shpenzon qindra milionë lekë për rikonstruksionin e godinës së Bashkisë. 300 milionë lekë të vjetra për rikonstruksionin e godinës së bashkisë Durrës teksa me mijëra banorë jetojnë në çadra dhe kontinierë. 5.5 milionë lekë të reja do të akordohet për sallën e Këshillit Bashkiak për sistemin e konferencave teksa me mijëra familje janë pa strehim. 720 milionë lekë të vjetra do të kushtojnë gjatë këtij viti rikonstruksionet e godinave të institucioneve të pushtetit vendor në bashkinë Durrës teksa as edhe një pallat nuk është ndërtuar për familjet me banesa të dëmtuara. Më 25 do t’i japim fund kësaj papërgjegjshmërie të “Rilindjes”,- shprehet Kontjana Kuçi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button