Aktualitet

Korçë/ Rrahu vjehrrën, kunatin dhe vajzën 4-vjeçe, arrestohet 33-vjeçarja! Shkatërroi dhe disa orendi shtëpiake

Një ngjarje e pazakontë është regjistruat mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 33-vjeçare ka rrahur vjehrrën, kunatin dhe vajzën e vogël 4-vjeçe. 

KORÇË– Një ngjarje e pazakontë është regjistruat mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 33-vjeçare ka rrahur vjehrrën, kunatin dhe vajzën e vogël 4-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në  Korçë, ku në pranga ka rënë . A., 33 vjeçe, banuese në Durrës.

Mësohet se e reja, për arsye ende të paqartja ka rrahur vjehrrën M. A., 63 vjeçe, kunatin  E. A., 37 vjeç, dhe vajzën e saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

” Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës'”, njofton Policia.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button