Politike

Kryemadhi: Koalicioni me PD-në është jetik, por jo natyral

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se Shqipëria do të ketë një kryeministër të ri pas 25 prillit.

“Shqiptarët kanë simpati për LSI-në. Kthimi i të rinjve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm,” tha ajo.

Sipas saj, 25 prilli do i japë fund tranzicionit. Kryemadhi deklaron se kjo datë do jetë një referendum.

“Halli i shqiptarëve është do kenë apo jo punë nesër, nuk është se si do të futen në zgjedhje Basha dhe Kryemadhi. Koalicioni është më i rëndësishëm se listat,” tha ajo.

“Nëse ka njeri që bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do e dërrmojnë, qoftë Kryemadhi, qoftë Basha, qoftë Ilir Meta”.

“Koalicioni me PD-në nuk është natyral. Por ky koalicion është jetik për vendin,” tha ajo, duke shtuar se vendi nuk është në një situatë normale.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button