Politike

Kryemadhi: Opozita e bashkuar me dy lista merr 100 mandate

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaron se opozita e bashkuar do të marrë të paktën 100 mandate kur të futet në zgjedhje me dy lista.

“Nuk ka arsye të futemi me një listë,” tha ajo.

Sipas Kryemadhit, në disa zona opozita mund të ketë listë të  përbashkët. “Se në cilat qarqe, këtu nuk mund ta themi që tani,” tha ajo.

“Ne kemi një vit që kemi hyrë në kurthin e Edi Ramës dhe merremi me Kodin Zgjedhor, kur duhet të merremi me hallet e shqiptarëve”.

“Ju po kërkoni që ne të hyjmë në një listë, atë që kërkon Edi Rama. Rama shkeli Kodin Zgjedhor, shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, shkeli Kushtetutën dhe ju mendoni se këtë e bëri për të favorizuar opozitën? Rama nuk favorizon familjen e tij kur bie fjala për pushtetin.Ne, edhe po të hyjmë me një listë, do të regjistrohen dy lista, pasi kështu është me Kod Zgjedhor,” tha Kryemadhi

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button