Politike

Kryemadhi tregon “frikën” e Ramës: Sapo Elona Guri u vendos drejtuese politike në Durrës, Kryeministri tha se do të kandidojë në Vlorë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shprehet se nuk ka ndonjë emocion kur sheh lajmet për largimin e ish-ministrit Nasip Naço drejt PS-së.

“Të gjithë ne duhet ta kuptojmë se asnjë prej nesh nuk është i përjetshëm. LSI është një parti që ecën shpejt dhe që të ecësh me ritmin e saj, duhet të ecësh me moton e saj. LSI është parti e të rinjve dhe të rejave.

Ne duhet ta kuptojmë se asnjë parti nuk është e jona, as e Ilir Metës. Është e të rinjve dhe të rejave. Është e vetmja parti që rritet. Është e vetmja parti që në katër palë zgjedhje ka prodhuar personazhe politike,” tha ajo.

Sipas saj, fushatën e LSI-së në Durrës do e udhëheqë Elona Guri.

“Ditën që Elona Guri është bërë koordinatore e qarkut të Durrësit, Edi Rama deklaroi se nuk do të garojë në Durrës, por në Vlorë. Delegimi i Elona Gurit në Durrës pati efekt pozitiv,” tha ajo, duke shtuar se kjo ka sjellë rritje të partisë.

“Mendoj se Edi Rama e ka shumë frikë Elona Gurin politikisht. Qarku i Durrësit do jetë një nga surprizat e LSI-së”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button