Aktualitet

Kryente vepra të turpshme në rrugë, arrestohet manjaku i Tiranës (EMRI)

TIRANË – Ilir Alla, është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi, ky i fundit përndiqte dhe u nxirrte organin gjenital femrave të ndryshme që shihte në rrugë.

Policia ka bërë të ditur se ai është ndaluar në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, dhe tashmë po përballet nën akuzën e “Përndjekjes” dhe “Kryerjes së veprimeve të turpshme në publik”.

Blutë bëjnë me dije ndër të tjera se dy ditë më parë Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Allën. Ai është denoncuar nga shtetësja me iniciale M.M., ndërkohë që policia pasi ka parë kamerat e sigurisë në rrugë ka vërtetuar se ai kryente vepra të turpshme në publik.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button