Sport

Kthehet pas 20 vitesh, Mauricio Poçetino sot zyrtarisht trajneri i Paris SG-së

Aventura pariziene si trajner për Poçetinon, është e katërta në karrierë, pasi më herët ka provuar të trajnojë edhe Espanjol (janar 2009 – nëntor 2012), Sauthempton (janar 2013 – maj 2014) dhe Totenhem (maj 2014 – nëntor 2019

FRANCE – Kalimi në vitin e ri ka qenë një tranzicion për Paris SG. Eshtë diskutuar për disa ditë, por tani është zyrtare: Mauricio Poçetino këtë të shtunë të 2 janarit 2021, është trajneri i ri i Paris SG. Tekniku 48-vjeçar argjentinas në pankinën 30 herë kampionëve të Francës dhe zëvendëson gjermanin Tomas Tuçel, i cili u shkarkua natën e 23-24 dhjetorit, pas një suksesi 4-0 kundër Strasburgut.

I lirë që nga shkarkimi i tij nga Totenhem, më 19 nëntor 2019, Poçetino po kthehet te Paris SG, njëzet vjet pasi kishte nënshkruar me këtë skuadër për herë të parë, si mbrojtës qendre. Ai është edhe trajneri i njëmbëdhjetë në historinë e klubit parizien, që ka veshur ngjyrat e tij edhe si lojtar nga janari 2001 deri në qershor 2003, ka luajtur një finale të Kupës së Francës me Paris SG (1-2 kundër Auxerre në 2003 ).

Nëse ai e çoi Totenhemin në finalen e Champions League më 2019 (0-2 kundër Liverpulit), Poçetino nuk ka fituar asnjë titull si trajner. Por ai duhet jo vetëm të mbrojë titullin e Paris SG, aktualisht i 3-ti në Ligue 1, ndërsa kësaj radhe klubi synon shenjtërimin në Champions League, ku klubi dështoi në “Finals Four” sezonin e kaluar (0-1 kundër Bayern).

Për ta arritur këtë, Paris SG do të duhet të eliminojë Barçën në fazën e 1/16-tave (ndeshja e parë 16 shkurt, kthimi më 10 mars). Aventura pariziene si trajner për Poçetinon, është e katërta në karrierë, pasi ka provuar të trajnojë edhe Espanjol (janar 2009 – nëntor 2012), Sauthempton (janar 2013 – maj 2014) dhe Totenhem (maj 2014 – nëntor 2019).

Ndërsa ai do të drejtojë sesionin e tij të pare stërvitor të dielën, në fushat e “Camp des Loges”, Mauricio Poçetino do të debutojë në stolin parizien këtë të mërkurë në transfertë ndaj Seint-Etiene (21:00), në kuadër të javës së 18-të të Ligue 1. Për të nuk do të ketë asnjë zgjedhje tjetër, përveç fitores në “Geoffroy-Guichard”. Ndryshe, Lion (kundër Lens) dhe Lilë (kundër Angers) mund të shfrytëzojnë rastin për të zgjeruar një hendek të vogël. Përpos kësaj kjo do të ishte edhe një njollë, për një fillim të shkëlqyeshëm.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button