Aktualitet

Kunati me të motrën i vajtën në shtëpi për të festuar, ahengu u kthye në mort, detaje nga vrasja

Vladimir Zvezhda bashkë me të shoqen e tij, shkuan tek banesa e Klajdi Shundit për të festuar bashkë me të mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Burime bëjnë me dije se para konfliktit, viktima dhe autori nuk kishin patur raporte të këqija me njëri-tjetrin.

Ata festuan familjarisht ndërrimin e viteve, ndërsa pas mesnate, Shundi dhe 42-vjeçari ishin të dehur. Fillimisht raportohet se ka patur një konflikt verbal, që më pas ka degjeneruar në rrahje.

Të dy janë përleshur brenda apartamentit dhe më poshtë hyrjes së pallatit. Në sherr e sipër Shundi ka marrë thikën dhe ka qëlluar kunatin e tij, 42-vjeçarin Vladimir Zvezhda duke e plagosur në qafë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45 gjatë ndërrimit të viteve tek rruga “5 maji” në Tiranë, ku 34-vjeçari Klajdi Shundi vrau me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button