Sport

Kur krizën ekonomike e ndjen edhe PSG, klubi i sheikëve do të detyrohet të shesë një prej yjeve, ja sa është shifra e humbjeve

FRANCË– Edhe një klub si PSG ndjen krizën ekonomike. Nëse vitet e fundit klubi parizien ka shpenzuar shifra të mëdha për të transferuar lojtarë të kalibrit, këtë herë klubi francez do të duhet të shkurtojë shpenzimet dhe të shesë lojtarë.

Siç  njofton “L’Equipe”, shoqëria pariziene paraqiti një raport në Ligën Profesionale të Futbollit me parashikime të humbjeve deri në 204 milionë euro për sezonin 2020-21, 60% më shumë se vitin e kaluar.Megjithatë në klubin e PSG një tjetër çështje është edhe rinovimi i Kylian Mbappe-së dhe Neymar, dy lojtarëve që u skadon kontarta në vitin 2022.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button