Aktualitet

Kush është infermierja e Infektivit që i vodhi llogarinë bankare pacientit të vdekur nga Covid

Një tjetër episod i turpshëm raportohet se ka ndodhur në Spitalin Covid-1 në Tiranë, ku një infermiere është arrestuar nga policia pasi i ka marrë një pacienti të vdekur nga llogaria e tij bankare një shumë prej 60 mijë lekësh të rinj. Rasti e zbuloi djali i viktimës që bëri edhe denoncimin në polici.

Infermierja e ndaluar, është Ronida Hysa.

Vetë 30-vjeçarja ka pranuar se ka vjedhur paratë e të ndjerit për të cilën akuzohet.

Ronida Hysa kishte filluar punë si infermiere në muajin tetor të viitt 2020.

Ajo vodhi para nga portofoli dhe llogaria bankare e pacientit K. D., që ishte i shtruar tek COVID-1.

Denoncimi u publikua në emisionin Stop, ku djali i viktimës deklaronte se babai i tij ishte vjedhur, pasi kishte ndërruar jetë.

Po ashtu, mësohet se ajo ka tërhequr tre herë para, nga 20 mijë lekë të reja në secilin rast. Hysa e pranoi autorësinë, por nuk ka dhënë asnjë lloj argumenti.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button