Aktualitet

Kush janë 7 të fortët e Niklës që Renea iu prishi gjumin me dronë

Kontrolle janë zhvilluar në banesat e Valter e Durim Bamit, të dy vëllezër; kushëririt të tyre, Ervin Kodrës. Por nuk kanë mbetur në ‘hije’ as Ylli Çangu me Bedri Hakën. Por çfarë kërkonin RENEA-t në shtëpitë e tyre?

FUSHË KRUJË- Qindra efektivë policie kanë ‘rrethuar’ dje fshatin e Niklës! Gjatë natës, kontrolle blic u zhvilluan në banesat e disa prej “të fortëve” të zonës, në kërkim të materialeve që mund t’i implikonin për ngjarje të ndryshme kriminale në vend.

Bëhet fjalë, se kontrolle janë zhvilluar në banesat e Valter e Durim Bamit, të dy vëllezër; kushëririt të tyre, Ervin Kodrës. Por nuk kanë mbetur në ‘hije’ as Ylli Çangu me Bedri Hakën. Por çfarë kërkonin RENEA-t në shtëpitë e tyre? Kush janë personazhet e njohur të Policisë dhe cila është e shkuara e tyre që i vendos hera-herës në “lupën” e Policisë së Shtetit, sa herë ka ngjarje kriminale?

SKEDAT E TË KONTROLLUARVE:

DURIM BAMI- ‘Personazhi’ që trazoi politikën shqiptare

I riu nga Fushë Kruja njihet si personazhi që ka trazuar më së shumti ujrat e politikës shqiptare. I dënuar më herët për vjedhje me armë, Bami zuri titujtë kryesorë të mediave në vitin 2015, për një atentat të pretenduar nga deputeti, asokohe socialist, Tom Doshi. Dosja përfundoi në prokurori, ku u zbulua dhe inskenimi. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë, pasi Doshi akuzoi presidentin e sotëm Ilir Meta, se i kishte porositur një atentat me një pagesë prej 500 mijë euro. Bami, vetëm pak muaj më parë, më 5 nëntor i shpëtoi një atentati teksa po udhëtonte me makinë me të afërmin e tij, Ervin Kodra. Ndërsa vetëm pak ditë më parë, emri i tij u përmend sërish gjatë një dokumentari për bankierin e ndjerë, Artan Santo. Durim Bami ishte një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen, por Prokuroria nuk gjeti kurrë prova që ta prangoste.

Ervin Kodra, krahu i djathtë i Durim Bamit

35-vjeçari Ervin Kodra u bë i njohur dy vite më parë në Tiranë, teksa përplasi 4 makina me mjetin e tij tip “Tuareg” pasi nuk iu bind patrullave për të ndaluar, sepse në kroskot kishte fshehur 2 armë zjarri. Siç u raportua asokohe, në momentin që patrulla e policisë iu bëri shenjë të ndalonin dhe të hapnin krahun, Kodra shoqërohej nga Gentjan Koçi, i cili ishte në timon. Ndërsa gjatë atentatit të 5 nëntorit, 35-vjeçari mbeti i plagosur rëndë pasi mori 5 plumba.

Valteri- vëllai i “të fortit” të Niklës

Më shtator 2018, Valter Bami, u prangos gjithashtu gjatë një aksioni, ku ndaluan 5 persona, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, armë gjahu, fishekë, dylbi, një sasi parash euro dhe dollarë.

BEDRI HAKA

Bedri Haka akuzohej për vrasjen e Leonard Muratajt në vitin 2014. Ai u bë i dyshuari kryesor për ngjarjen pasi mjeti që u përdor për vrasjen ishte braktisur pranë Maminasit. Pronari i mjetit pohoi pranë Policisë se mjetin e blerë nën dorë pa ndërruar aktin e pronësisë, nga Haka. Megjithatë ky i fundit mohoi kategorikisht përfshirjen në rast.

YLLI CANGU

Cangu në të kaluarën ka qenë i hetuar për disa ngjarje kriminale. Ai dyshohet të jetë autor në disa raste të vënies së tritolit, në gjobëvënie por edhe rrëmbime personash.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button