Bota

La burrin dhe falsifikoi certifikaten martesore për të kryer marrrëdhënie me Hasanin, e pëson keq 45 vjeçarja, djaloshi e braktis dhe i merr..

Një grua që e la burrin e saj për një të dashur më të ri egjiptian, i cili ishte sa gjysma e moshës së saj ka pësuar një zhgënjim në dashuri, kur ai e braktisi dhe i mori 1500 £, pasi e quajti atë të vjetër dhe të trashë.

Joanna Girling 45 vjeçe, u dashurua me Hasan Khalied 24 vjeç, ndërkohë që ishte me pushime në Sharm El-Sheik në Dubai, gjatë qershorit të vitit 2018.

Dubai ishte një destinacion i preferuar për të dhe burrin e saj të atëhershëm, të cilin shumë shpejt 45-vjeçarja do ta zëvendësonte për djaloshin e ri.

Ajo u mundua të falsifikonte certifikata të rreme, në mënyrë që të “gënjente” ligjet  duke e paraqitur djaloshin egjiptian si burrin e saj me qëllim që të kryenin marrëdhënie seksuale në Dubai.

Gjatë kohës që e mbajtën lidhjen në distancë Girling i dërgonte shuma të konsiderueshme parash të dashurit të saj të ri.

Marrëdhënia e tyre do të mbaronte në momentin kur ajo kuptoi se Hasani do të martohej me një tjetër bukuroshe egjptiane.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button