Aktualitet

La pas gruan dhe djalin/ Zbardhen TRE PISTAT e hetimit për vrasjen e 32-vjeçarit në Durrës

DURRËS– Më shumë se dhjetë persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, pasi do të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit me tre emra, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Durrës. Mësohet se pistat ku janë përqëndruar për momentin grupi hetimor janë tre.

E para është për konfliktet që i riu mund të ketë pasur jashtë vendit, të cilat mund ta kenë shtyrë vitkimën Jetmir (Edmond) Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, të ndryshonte tre herë identitet. Pista e dytë është ajo e prishjes së pazareve të drogës, ndërsa e treta ku po hetohet është ajo e konflikteve që i riu ka pasur në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në qytetin e Durrësit. 32-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo zbriti nga mjeti i tij. Plumbat në kokë e gjoks i morën jetën. I riu la pas të shoqen dhe një fëmijë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button