Sport

Lajm i bujshëm nga Spanja, Messi dhe Ramos tek e njëjta skuadër

Lajm i bujshëm vjen nga Spanja, kapiteni i “Los blankos” kërkon të largohet nga Madridi. Presidenti Perez duket se është dakort me largimin e Serxhio Ramosit

SPANJE – Real Madrid duket se është dakort me idenë e humbjes së Serxhio Ramosit. Thashethemet e fundit nga Spanja flasin për një divorc të bujshëm në fund të sezonit, me mbrojtësin e gatshëm të bashkohet me Paris SG, së bashku me Lionel Mesi.

Kapitenit të Real Madridit, si dhe “Pleshtit”, i skadojnë kontratat në qershor dhe në një takim me presidentin Florentino Perez, mësohet se Ramos ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit, duke mbyllur derën.

Detajet raportohen nga “El Chiringuito”, zakonisht e informuar mirë për gjërat te Reali. Të mërkurën, në takimin midis presidentit dhe lojtarit, Ramos i ka thënë Perezit: “Unë nuk do ta pranoj propozimin që më ke bërë dhe do të filloj të dëgjoj ofertat që do të më vijnë”. Duke filluar me Paris SG: “Me mua dhe Mesin, ata do të bëjnë një ekip të shkëlqyeshëm”. Florentino, i dorëhequr, i është përgjigjur: “Nëse merrni një ofertë të mirë, ne do ta mirëkuptojmë.”

Nga ana tjetër thuhet, se kapiteni i “Los blankos”, nuk i është përgjigjur ende ofertës së klubit madrilen, për një ulje të pagës për dy vitet e ardhshëm, me rreth 10% më pak se paga aktuale prej 15 milionë euro në sezon.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button