Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Digjet banesa pranë Amasadës greke në Tiranë, çifti i bashkëshortëve asfiksohen brenda, dërgohen me urgjencë në spital

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri që ka pushtuar banesën e tyre. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Naim Frashëri’, pranë Ambasadës Greke, rreth orës 14:31.
Banesa e çiftit me inicialet M.H., dhe L.H., është përfshirë nga flakët dhe për pasojë të dy janë asfiksuar nga tymi, duke shfaqur probleme me frymëmarrjen. Pas ardhjes së ambulancës, të dy janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevijshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi hetimor që po heton për shkaqet e zjarrit. 
Njoftimi i Policisë Tiranë/Informacion paraprak 
Më datë 01.01.2021, rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.H. Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button