Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Digjet një shtëpi në Korçë, lëndohet një person

KORÇË– Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, në lagjen nr.5. mësohet se ngrohësja që përdorin familjarët që jetonin në këtë shtëpi ka bërë që mobiljet të marrin flakë.

Zjarri është përhapur masivisht në të gjithë shtëpinë, duke lënduar edhe një nga familjarët. I lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Korçës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndrësa pjesëtarët e tjerë kanë dalë jashtë pallatit.

 Zjarrfikësja ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes ku po shuan flakët për ta kthyer situatën në normalitet.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button