Politike

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama kallëzohet në SPAK, bashkë me të dhe një numër i madh ministrash, deputetësh e kryebashkiakësh (Akuza)

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra,  deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë.  Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

Edi Rama, Kryeministër
Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi
Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;

Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;

Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;
Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;

Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;
Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë

Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.

PD i ka kallëzuar të gjithë për 2 vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë t bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikateve të legalizimit apo investimeve të tjera publike.

Publikimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar.

Pak kohë më parë PD dorëzoi një kallëzim të veçantë në SPAK për Ministren Olta Xhaçka, e cila ka përdorur disa herë helikopterin ushtarak për qëllime elektorale.

Megjithëse nga SPAK nuk ka akoma asnjë reagim për disa kallëzime, PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të bëhet bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë.

“Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet.”- theksohet në kallëzimin e PD.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button