Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Grabitje në Kavajë, të maskuarit dhunojnë pronarin e banesës

KAVAJË– Dy persona kanë tentuar të grabisin një banesë në Kavajë. Ngjarja e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës. Të dy personat, të maskuar e të pajisur me sende të forta, janë futur në banesën që kishin për qëllim të grabisnin.

Por, ata janë pikasur nga pronari i banesës. Ky i fundit ka tentuar t’i ndalojë, por nuk ia ka dalë dot. Grabitësit, i janë kundërvënë dhe e kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, duke i shkaktuar plagë të mëdha.

Pronari i banesës ka përfunduar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia është vënë në kërkim të grabitësve. Dyshohet që autorët të jenë banorë të zonës.

NJOFTIMI I POLICISË

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisē vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button