Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë të ftohtë në Vlorë, ambulanca me urgjencë drejt vendngjarjes

Një plagosje me armë të ftohtë është shënuar para pak çastesh pranë shtëpisë se Oficerëve në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se ambulanca është nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake është plagosur me thikë në këmbë një 45-vjeçar, jashtë-rrezikut për jetën.

Dyshohet që dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin pranë një lokali dhe njëri prej tyre ka goditur me thikë shokun e tij.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button