Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ 5 vjedhje në Kavajë, arrestohet një 25-vjeça

Kavajë

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjeve në qytetin e Kavajës.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, si autorë të dyshuar të vjedhjeve.

Komisariati i Policisë Kavajë, nisur nga kallëzimet e bëra në lidhje me vjedhjet të ndodhura kohët e fundit në zonën e Kavajës, organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat e një pune kërkimore dhe profesionale u bë identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 25 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur I. J., 17 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të 5 rasteve të vjedhjeve, konkretisht:

•Më datë 06.01.2021 kanë vjedhur 3 pajisje elektroshtëpiake në banesën e shtetasit H. A;

•Më datë 01.01.2021 kanë vjedhur 1 televizor në banesën e shtetases M. K.;

•Më datë 01.01.2021 kanë vjedhur 1 frigorifer në kioskën e shtetases M. G.;

•Më datë 18.12.2020 kanë tentuar të vjedhin në mobilierinë në pronësi të shtetasit B. S.;

•Më datë 20.10.2020 kanë vjedhur disa produkte në lokalin e shtetasit Q. H.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button