Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Sherri mes të rinjve përfundon keq! Vrasje në Durrës, i riu ndërron jetë në spital

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur një 32 vjeçar i cili ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve bëhet e ditur se Jetmir Bregu, 32-vjeç, është qëlluar me armë zjarri këtë të diel, i cili nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetën në spitalin e Durrësit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button