Aktualitet

Lazarati dje,sot dhe nesër. Fshati pa të rinj,ekonomia prej vitesh e rrënuar

Lazarati e ka lënë pas të kaluarën e tij të hidhur. Por për këta banorë, më e hidhur se e kaluara, sot po bëhet gjendja e tyre ekonomike. Dhe këtu nuk po flasim për një fshat të thellë, që ka më pak se 50 familje. Por për një komunitet, që ka gati 3500 banorë, më shumë se disa qytete të vogla të Shqipërisë. Të rinjtë e fshatit kanë marrë arratinë për në vende të ndryshme jashtë apo edhe brenda vendit,por shumë pak janë ata të rinj që janë ende ne fshat. Edhe ata pak janë aty për tu kujdesur për prindërit e moshuar, dhe janë përpjëkur të punësohën në ato pak vende pune që ofron qyteti I Gjirokastrës. Dikur në Lazarat ndërtoheshin shtëpi. Edhe sot të bien në sy shtëpitë e bukura që ka ky fshat. Si pasojë ndërtimi ishte një sektor në të cilin punësoheshin shumë familje. Por sot, realiteti është ndryshe.
Në dyqanet e fshatit, njerzit kanë filluar listat. Disa familje nuk kanë lekë as për ushqimet bazë. Makinat luksoze të dikurshme janë të rralla. Në fshat ka pak rini dhe më shumë sheh të moshuar. Në kopshte nuk sheh askënd që të punojë.
Ndërkohë që investimet kanë qënë shumë të dobëta për fshatin nga pushteti aktual,banorët janë munduar të sigurojnë vetë alternativa për të mbijëtuar në një kohë kaq të vështirë ekonomike.
Deri më sot nga qeveria ska patur asnjë plan, asnjë projekt konkret. Thjesht është përfshirë në në projektin e madh të 100 fshatërave, por edhe ai ka mbetur vetëm në letër dhe asnjë gjë në terren.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button