Sport

Leo Mesi ndaj Hueskas, ndeshja jubilare e 500-të në LaLiga!

Ylli argjentinas Leo Mesi, sot në trasfertën ndaj Hueskas, do të zhvillojë ndeshjen e tij jubilare të 500-të në LaLiga me fanellën e Barcelonës. Sukseset e “Pleshtit” në këtë rrugëtim janë impresionuese dhe të lakmueshme për cilindo futbollist.
33-vjeçari Mesi ka debutuar në LaLiga më 16 tetor 2003, duke hyrë në fushë në minutën 82-të në një ndeshje kundër Espanjolit. Ai ishte vetëm 17 vjeç, 3 muaj dhe 22 ditë, duke qenë edhe lojtari më i ri në atë kohë që luante për Barcelonën në një garë zyrtare.
Që nga ajo kohë, “jashtëtokësori” ka zhvilluar 499 ndeshje, prej të cilave ka fituar 368, barazuar 83 dhe humbur vetëm 48 ndeshje. Nga këto, në 444 takime, ai ka qenë lojtar titullar, duke zhvilluar 40.343 minuta lojë me fanellën e Barcelonës.
Sakaq, në këtë karrierë “blaugrana”, Leo Mesi ka shënuar edhe 451 gola dhe duke dhënë 184 asiste. Ai ka kryer 2.129 driblime dhe “shpikur” 1.046 raste për të shënuar, ndërkohë që në këto 499 ndeshje të luajtura, është ndëshkuar me 49 kartona të verdhë dhe asnjë të kuq në LaLiga.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button