Aktualitet

Lëpusha e bllokuar nga dëbora dhe pa energji elektrike, banorët kërkojnë ndihmën e autoriteteve

Banorët e kësaj zone kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe të Bashkisë së Malësisë së Madhe për zgjidhjen e kësaj çështje.Ata thonë se faturat e energjisë elektrike i paguajnë rregullisht por sistemi i shpërndarjes është i dobët.

MALËSI E MADHE– Prej disa ditësh tashmë, vendi ynë është pushtuar nga reshje të dendura shiu dhe dëbore në zonat malore. Zona e Lëpushës, në Malësi të Madhe është pa drita dhe e izoluar.

Banorët e kësaj zone kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe të Bashkisë së Malësisë së Madhe për zgjidhjen e kësaj çështje.Ata thonë se faturat e energjisë elektrike i paguajnë rregullisht por sistemi i shpërndarjes është i dobët.Në pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës dhe dimrit ata e kalojnë në errësirë. Dhe në këto ditë të ftohta dimri përveç mungesës së energjisë ata janë të bllokuar dhe nga dëbora.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button