Aktualitet

Libohovë/ Mes braktisjes nga të rinjtë dhe varfërisë, qeveria lë në harresë banorët e fshatit Nepravishtë

Fshati Nepravisht në bashkinë Libohovë si shumë fshatra po përjeton eksodin e madh të të rinjve. Banorët thonë se papunësia është një nga shkaqet kryesore që të rinjtë zgjedhin ta braktisin vendin e origjinës.Mundësitë e pakta që të ofron vendi i ka detyruar të largohen në emigrim .Situata e Covid 19 siç thonë dhe banorët i penalizoi ata që shkonin për punë në vendet fqinje duke i varfëruar . Ky fshat e mbështet ekonominë tek dy sektorë të rëndësishëm siç është bujqësia dhe blegtoria . Por mungesa e subvencioneve nga ana e qeverisë shqiptare i vështirson fermerët e zonës . Ata thonë se u nevojitet ndihma e shtetit për të përballuar jetesën. Nga 600 banorë sot në këtë fshat jetojnë rreth 150 banorë . Fshatrat e jugut po zbrazen gjithnjë e më shumë duke rrezikuar ekzistencën e tyre.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button