Politike

LSI-ja me rënie/ Kryemadhi: Është lajm i sponsorizuar nga Rama, mua më del me 40 deputetë

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për rezultatet e sondazhit Piepoli të publikuar disa ditë më parë nga një faqe europiane që e tregon LSI-në me rënie 2 deri në 4%. Në një intervistë  Kryemadhi ka thënë se se sondazhi është bërë nga kompania e Baton Haxhiut dhe Karlo Bolinos, e më pas sipas saj është “sponsorizuar nga zyra e Ramës”.

Ajo tha se sipas faqes angleze “Straëpoll”, LSI do të arrijë 40 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.“Ua them unë, ky është një sondazh. Ky është një lajm i sponsorizuar nga zyra e Ramës që e ka nxjerrë në një faqe europiane. Dhe shikoni çfarë thotë, ky institucion nxjerr edhe Piepolin, sondazhi që punon për Baton Haxhiun dhe Karlo Bolinon. Tani e ka nxjerrë LSI-në që do shkojmë 34 sipas rezultatit të këtyre. Mua më del 31.76% një sondazh që e bën një faqe angleze, pra ma nxjerr me 40 deputetë LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button