Politike

Luan Rama: Kryeministri qëndrim spekulativ, fyeu e poshtëroi vetë qytetarët e Vlorës. Pse i anuloi fondet për rrugën e Selenicës?

Pasi uroi shqiptarët për shëndet, mirëqenie e gëzim, zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri e spekulime duke iu referuar deklaratave të tij në Vlorë për çështjen e projektit të rrugës Vlorë-Orikum.

Luan Rama tha se Rama ka fyer e poshtëruar së pari qytetarët e Vlorës teksa e pyeti se përse i anuloi fondet e parashikuara për ndërtimin e rrugës së Selenicës. “Çfarë ndodhi që projekti i trumbetuar me aq të madhe u gjymtua?”, tha Luan Rama.

“Jo rastësisht dhe as është surprizë edhe në nisje të këtij viti kryeministri i vendit vazhdoi të shfaqet për shqiptarët ai që është i papërgjegjshëm, provokativ dhe i vendosur në rrugën e theqafjes përballë malit të korrupsionit, shpërdorimit me të cilën identifikohet qeverisja e tij. Rasti i fundit qëndrimi spekulativ që mbajti në Vlorë, duke fyer e poshtëruar vetë qytetarët e Vlorës dhe duke ua bërë të qartë portretin e tij real. Sot nuk është çështja se me sa qesëndi i sheh kryeministri investimet në Vlorë, por qytetarët e Vlorës në gjithë qarkun ndiejnë deri në palcë papërgjegjshmërinë, mungesën e angazhimit real të qeverisë për t’iu ofruar shërbime, siguri dhe një jetë më të mirë. Sot jam këtu ta pyes kryeministrin Edi Rama, përse i hoqi, përse i anuloi fondet e parashikuara për ndërtimin e rrugës së Selenicës? Çfarë ndodhi që projekti i trumbetuar me aq të madhe u gjymtua?
Politika e ndjekur nga qeveria ndaj Selenicës është dëshmi e qartë e politikës antipopullore”, deklaroi zëvendës kryetari i LSI-së.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button