Politike

Luan Rama: Vlora përmbytet, kryeministri krihet. Sot qyteti ka ndjerë më shumë se kurrë…

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka shpërndarë një video në “Facebook”, ku tregohet përmbytja nga shirat në Vlorë.

Luan Rama shprehet se ndërsa Vlora përmbytet, kryeministri krihet. Më tej, Luan Rama shton se sot Vlora ka ndjerë më shumë se kurrë se çdo të thotë investime për të vjedhur.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Luan Rama:

Fakte në vend të fjalëve:

VLORA PËRMBYTET,

KRYEMINISTRI KRIHET…

Sot Vlora ka ndierë më shumë se kurrë se çdo të thotë investime për të vjedhur.

I gjithë qyteti është përmbytur nga ujërat që prej rreshjeve të shiut kanë vërshuar nga të gjitha anët, dëshmia më e qartë se qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit që Kryeministri i ka ndërsyer Vlorës, dhe jo për të realizuar shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetarët.

Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Vlora përmbytet, Kryeminstri krihet…

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button