Aktualitet

Makina me tre udhëtarë përfundon jashtë trasesë në rrugën e Kombit

Një aksident pa pasoja është regjistruar pasditen e sotme në aksin Kukës-Morinë, ku një makinë tip “BMW X5” ku udhëtonin tre persona në drejtim të Kosovës ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra në trasenë e rrugës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar. Vendi ku ndodhi aksidenti përshkruhet nga nje kthesë e fortë ku janë shënuar edhe raste të tjera me pasoja të rënda.

Dyshimet e para janë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe prezenca e lagështirës në rrugë. Kukësi ashtu si pjesa tjetër e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button