Aktualitet

Makina shkrumbohet nga flakët, shoferi shpëton në minutat e fundit

Një makinë tip benz është shkrumbuar nga flakët këtë mesditë në Fier, pranë vendit të quajtur Vija e Ngjalës.

Në automjet në momentin që kanë rënë flakët ishte vetëm shoferi, i cili fatmirësisht e ka kuptuar defektin e makinës dhe e ka braktisur nga aksi kryesor i rrugës.

Policia dhe zjarrëfikësja kanë mbërritur në vendngjarje me 30 minuta vonesë, duke bërë që mjeti të shkrumbohej totalisht.

Dyshimet janë se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia në lidhje me ngjarjen.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button